Shala: Fushë Kosova i tha PO PDK-së dhe Kadri Veselit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka njoftuar se së bashku me disa kandidatë të tjerë kanë takuar qytetarët e Fushë Kosovës.
Shala, ka thënë se banorët e Fushë Kosovës me shumë kureshtje dhe interesim e mirëpritën ofertën qeverisëse të PDK, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, Fushë Kosova i ka thënë po PDK-së dhe Kadri Veselit.
Postimi i tij i plotë:
Bashkë me kolegët – kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës: Rrahim Tërnaven, Sejdi Hoxhën dhe Hidaim Ramën, sot takuam qytetarët e Fushë Kosovës.
Banorët e Fushë Kosovës me shumë kureshtje dhe interesim e mirëpritën ofertën qeverisëse të PDK-së, si shpresë të vetme për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.
Këta njerëz të mirë dhe punëtorë besojnë fuqishëm në PDK-në, sepse ajo është forca politike që ka përgjegjësi dhe detyrime ndaj qytetarëve.
Fushë Kosova i tha PO PDK-së dhe Kadri Veselit!
Fushë Kosova do të votojë 112!
#PDK112
#KadriVeseli1 #FeratShala31/FaktePlus/