Shala: Drenasi tregoi se kush do të jetë fitues i zgjedhjeve
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se tubimi i mbajtur në Drenas ka treguar më së miri se kush do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ai ka shfaqur besimin se me mbështetjen që po merr thuajse çdo ditë PDK-ja edhe do të jetë fituese në zgjedhje.
“Drenasi, si gjithmonë, është frymëmarrja e Partisë Demokratike të Kosovës. Drenasi është edhe frymëmarrja e krejt Kosovës. Drenasi sot tregoi më së miri se kush do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. Drenasi sot ia dha një premtim të madh kryeministrit të ri të Kosovës, Kadri Veseli, i cili bëri një pakt të ri me Drenicën dhe me krejt Kosovën! Urime fitorja!”, ka shkruar Shala, duke iu referuar tubimit të madh që mbajti dje PDK-ja në Drenas.