Shala bashkë me inspektoratin dhe gazetarët inspekton marketet nëse po e respektojnë taksën
Taksa 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake vazhdon të jetë në fuqi. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me inspektoratin dhe gazetarët gjatë ditës së sotme ka dalë në terren për të inspektuar disa markete nëse po iu përmbahen vendimit të Qeverisë apo jo.
“Pas shfaqjes së shumë shqetësimeve si nga ana e medieve por edhe deputeteve të parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera se në treg edhe pas vendosjes së masës për produktet serbe dhe boshnjake në tregun e Kosovës po vazhdojnë të jenë në treg ende këto produkte. Unë përkundër urdhëresës që e kom marr një urdhëresë për Inspektoratin e tregut dhe komunale që të vazhdojnë me inspektime të shtuar dhe për të kontrolluar produktet nga këto dy vende sot kam vendos dhe kam kërkuar nga Inspektorati dhe mediet të bëjmë një inspektim të jashtëzakonshëm në pikat e inspektimit që do t’i zgjidhni ju”, tha Shala, raporton FaktePlus.
Shala deklaroi se këtë inspektim të jashtëzakonshëm po e bënë me qëllim që të heqë të gjitha dyshimet e qytetarëve, deputetëve dhe medieve se në tregun tonë gjinden produkte nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Deri tani ministria ka bërë mbi 1000 inspektime duke kontrolluar produktet nga këto dy vende, deri më tash pos disa raste të vogla nuk kemi mundur të shënjojmë raste të tjera se aty ku është përgjegjësia e ministrisë kanë hyrë mallra nga këto vende”, deklaroi Shala.
Momentalisht ministri bashkë me gazetarët janë duke inspektuar dyqanin e ushqimit Interex. /FaktePlus