Shaip Kamberi paraqitet nga Kuvendi i Serbisë: Pozita e opozita këtu akuzojnë njëra-tjetrën se kush është “bashkëpunëtor i Kurtit”
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për seancën që është mbajtur sot në parlamentin e Serbisë.
Ai për seancën parlamentare foli në rrjetin e tij social “Facebook”, dhe ka thënë që “përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës”.
Tutje Kamberi tregon edhe se si pozita dhe opozita po akuzojnë njëra tjetrën se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”, shkruan ai.
“Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.
Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.
Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.
Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar.”