Sfidoi policinë, por e pësoi vetë, pasi publikoi videon me shpejtësi, gjobitet Fationi
Dy qytetarët shqiptarë nga Kosova që ecën me shpejtësi skëterrë 230 km/h në Shqipëri ishin në krye të lajmeve këto ditë. E teksa të gjithë po flasin për këtë çështje, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari sfidoi policinë dhe “fluturoi” me veturën e tij luksoze.
Këtë gjë nuk e fsheh aspak dhe madje ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet teksa lëviz me shpejtësi mbi 215 km/h me veturën e tij të tipit ‘’Audi’’.
Kjo nuk është hera e parë në fakt që ish-konkurrenti bën të tilla veprime dhe i shfaq në mënyrë publike.
Ky lajm u bë mjaft viral, e mesa duket më në fund ra në “veshin dhe syrin” e policisë dhe Fation Kuqari e mori ndëshkimin me gjobë prej rreth 330 euro, sipas “Abc.al”.
Në një intervistë për “Natë Vere” në T7, Fationi u pyet për Melisën dhe habiti me komentin që dha për të. Kësaj here, ai i bëri një kompliment ish-konkurrentes, duke u shprehur se i pëlqen si këngëtare.
“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”- tha Fationi.
Me këtë deklaratë, ai la të kuptohet se gjërat mes tyre ishin sheshuar.