Sërish përplasje në KQZ, shkak rendi i ditës
Anëtarët e KQZ-së nga VV-ja sërish kanë pasur përplasje me anëtarët e tjerë të këtij institucioni, me atë të LDK-së dhe të PDK-së.
E krejt kjo përplasje ka ardhur si shkak i përpilimit të agjendës.
Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja Florian Dushi, tha se rendi i ditës duhet të përpilohet karshi nevojave të KQZ-së e jo të vendos anëtari Alim Rama.
“Te diskutojmë për formimin e këshillave. Në këshilla imponohen agjenda partiake dhe takimi i këshillit për operacione zgjedhore nuk ka arrit mu mbajt. Problemi është mënyra e përpilimit të rendit të ditës”.
“Zotimi publik çfarë ne e kemi pas në mbledhjen e fundit ka qenë për sekretariatin e jo për zotin Rama çka do me vendos vet pika të rendit të ditës. Rendi i ditës përpilohet bazuar në nevojat e institucionit. Pikë të veçantë ta kemi funksionimi i këshillave”.
Derisa Arianit Elshani nga PDK-ja tha se tendencat politike duhet të ndalen, raporton EO.
“Keni shpreh pakënaqësinë me udhëheqjen e këshillit për operacione zgjedhore. Imponimi dhe tendencat politike duhet të ndalen. Një pikë e veçantë në rend dite të jetë diskutimi i funksionimit të këshillave. Po vërehet se këto këshilla kështu siç janë nuk janë funksionale”.
Ndërsa edhe Alim Rama tha se agjenda duhet të jetë e njëjtë me atë që është dërguar në e-mail, derisa e ka quajtur të mangët.
Kur u votua rendi i ditës, anëtarët e VV-së kanë abstenuar.