Sergio Ramos s’e harron Real Madridin, ky është reagimi i tij për titullin e 35-të në La Liga
Real Madridi edhe matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit në La Liga, pas fitores 4:0 kundër Espanyolit.
Për “mbretërit” është trofeu numër 35 i elitës së futbollit spanjoll, duke e konfirmuar edhe njëherë se janë klubi më i trofeshëm në Gadishullin Iberik, shkruan Demokracia.com.
Ndër urimet e para për këtë sukses të arritur erdhi edhe nga ish-kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos.
Ramos, futbollist i Paris Saint-Germainit që nga vera e vitit të kaluar e ka uruar Real Madridin për suksesin e 35-të në La Liga.
“Urime Real Madrid titullin e 35 të ligës”, ka shkruar Ramos në Twitter duke shpërndarë postimin e faqes zyrtare të Los Blancos.
Sergio Ramos kaloi shumë vite me fanellën e Real Madridin, ndërsa u largua vitin e kaluar në drejtim të Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë.