Serena Williams në finale të Wimbledonit, do të takohet me Simona Halep
Serena Williams vs Simona Halep, kjo do të jetë finalja në konkurrencën e femrave në Wimbledon.
Serena Williams është treguar e fortë për tenisten, Barbora Strycova, për t’u kualifikuar në finale të Wimbledonit. Serena fitoi lehtësisht, 6-1 dhe 6-2, e cila në finale do të ketë punë me tenisten, Simona Halep.
Kjo është finalja e 11 e Williams në Wimbledon, teksa shtatë herë e ka ngritur lart trofeun. Williams do të kërkojë në finale titullin e 24 Grand Slam në karrierë.