Serbia vazhdon fushatën – Vuçiq falënderon Palestinën për mosnjohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin palestinez, Muhamed Nabhan, me të cilin diskutoi aspekte të ndryshme të marrëdhënieve bilaterale
Kreu i shtetit serb e falënderoi atë për siç tha “mbështetjen e Palestinës sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe qëndrimit parimor për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Ai gjithashtu e njoftoi diplomatin palestinez për rrjedhën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton Tanjug.
Ambasadori Nabhan e informoi Vuçiqin për pikëpamjen palestineze për situatën në Lindjen e Mesme.