Serbia u frikësohet kërkesave të ndërkombëtarëve në dialog
Dialogu mes Kosovës e Serbisë pritet të fillojë shpejt. Një diplomat serb po mendon se meqë Kosova e Serbia e kanë shtyrë për kaq gjatë dialogun pa një rezultat, ndërkombëtarët do t’i ashpërsojnë tonet.
Serbia u frikësohet kërkesave të ndërkombëtarëve në dialog
Në Serbi po frikësohen se çfarë mund të jenë kërkesat e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë në dialogun Kosovë – Serbi.
Madje, diplomati serb dhe ish-ambasadori i këtij shteti në Gjermani, Milovan Bozinoviq, tha se është Gjermania ajo që mund të ketë kërkesa më të ashpra.
“Mendoj se në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është një problem që po vazhdon të zgjasë shumë dhe nuk po zgjidhet, ne do të ballafaqohemi me ndërmjetësues të cilët do të jenë më të ashpër me kërkesat e tyre”, ka deklaruar diplomati serb për Tanjug.
“Por, ne kemi treguar se nuk dorëzohemi”, shto ai.
Dialogu mes Kosovës e Serbisë kohëve të fundit ishte bllokuar për shkak të taksës prej 100% të vendosur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e më pas reciprocitetit nga Kosova të vendosur nga Albin Kurti.
Tash, me kryeministër Avdullah Hoti, Kosova ka larguar edhe reciprocitetin, prandaj pritet një rinisje e shpejtë e dialogut.
Në ndërkohë është folur shumë se Kosova e Serbia janë afër finishit të dialogut dhe ka ardhur koha për një zgjidhje finale.