Serbia përzihet përsëri në veri, emëron drejtorin e ri të Qendrës së Shëndetit – Qeveria hesht
Ndërsa qeveria e Kosovës po e mohon se veriu i vendit po funksionon me ligje të Serbisë, zhvillimet atje po e tregojnë të kundërtën.
Me vendim të Qeverisë serbe, të datës 14 maj, është emëruar drejtori i ri i Qendrës Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, transmeton lajmi.net.
Siç raportojnë mediat lokale atje “Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë nr. 75/2020 të datës 15 maj është konfirmuar vendimi për shkarkimin e ish drejtorit të detyrës së Qendrës Shëndetësore, Milan Ivanoviq, si dhe vendimi për emërimin e Zlatana Eleka në këtë pozicion”, thuhet në këto raportime.
Deri më tani, Elek ka qenë Zëvendës Ushtruese e Drejtorit të Qendrës Shëndetësore.
Kurse, Ivanoviq u emërua ushtrues i detyrës Drejtor i Qendrës Shëndetësore në fillim të marsit 2013.
Vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Serbisë mund ta gjeni duke klikuar këtu.