Serbia numëron humbjet nga taksa e Kosovës
Prej se Republika e Kosovës i vuri taksë produkteve të Serbisë në nëntor të vitit të kaluar, raportet e institucioneve serbe flasin për humbje të mëdha prej qindra miliona euro nga eksporti i mallrave në Kosovë. Madje në Serbi, po falimentojnë ndërmarrje e po humben vende pune.
Në raportin 8 mujor, Ministria e Tregtisë së Serbisë ka vlerësuar se për shkak të taksës që i vuri Kosova, Serbia për çdo ditë po i humbë së paku nga 1 milion euro.
Madje në këtë raport thuhet se përgjatë periudhës 21 nëntor deri me 31 korrik, nuk po sigurohen as pagat mujore për 25 mijë vende të punës.
Shihni raportin 8 mujor të Ministrisë së Tregtisë Serbe :
– Nga 21 Nëntori i vitit 2018 deri me 31 Korrik 2019, Serbia ka humbur 260 milionë euro nga mos eksporti i mallrave në Kosovë për shkak të taksës 100 %.
– Mbi 25 mijë vende të punës në Serbi kanë pushuar të sigurojnë pagat mujore.
– 3800 Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Serbi të cilat prodhimtarinë e vet e kanë bazuar në tregun Kosovarë po falimentojnë.
– Humbjet do të jenë afatgjatë sepse firmat Serbe përfundimisht do ta humbin tregun nga konkurrenca e shteteve tjera që janë futur në tregun e Kosovës.
– Shqipëria e ka dyfishuar eksportin në Kosovë, Greqia e ka trefishuar, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia e kanë dyfishuar eksportin e mallrave në Kosovë ndërsa Maqedonia e ka rritur eksportin në Kosovë për 45 %.
– Vlerësimet e Ministrisë të Tregtisë tregojnë se Serbia për çdo ditë humbë nga 1 milion euro për shkak #Taksës100%
(Transmetim i Lajmit nga Večernje Novosti).