Serbia falënderon Burundin “që e çnjohu Kosovën”
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me shefin e diplomacisë së Burundit Ezéckiel Nibigira të cilin, siç njofton agjencia serbe e lajmeve beta, e ka falënderuar për tërheqjen e njohjes së pavarësisë Kosovës si dhe për votimin në favor të Serbisë në organizatat ndërkombëtare.
Nibigira ka thënë se vendimi që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës është i pandryshueshëm dhe bazohet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare.
Gjatë takimi u theksua se Burundi do ta hapë përfaqësi diplomatike.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka shumë mundësi bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.