Serbia e para, Kosova e fundit
Serbia ka dalë e para në Ballkanin Perëndimor, duke lënë kështu pas gjithë shtetet tjera të rajonit.
Vendin e parë shteti fqinjë e mori sipas një renditje ku përshkruhen rezervat e arit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas renditjes, Serbia ka 19.8 tonë ari, mandej vjen Maqedonia 6.9 tonë, Bosja dhe Hercegovina me 3 tonë, Shqipëria 1.6 tonë dhe mandej Mali i Zi me 1.09 tonë, por që i ka peng për kredi në një bankë të Zvicrës.
Në këtë renditje, të publikuar nga REL në rrjetin social Facebook, Kosova jo vetëm që është e fundit në renditje, por thuhet se nuk ka aspak rezerva të arit.