Serbët sulmojnë Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë
Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se sulmin e kanë bërë siç thotë ai, banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.
Sulm ky të cilin Pacolli e quan qyqarë e që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.
Pacolli ka treguar se janë duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit.
Postimi i plotë:
Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.
Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.
Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës.
E denojmë fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.