Serbët rezistojnë për alkoolin, policia në aksion të konfiskimit (Foto)
Në Hoçë të Madhe është raportuar për tensionim të situatës. Dogana e Kosovës ka paralajmëruar një aksion për konfiskimin e alkoolit, ndërsa banorët serbë në këtë vend kanë kundërshtuar këtë aksion. Kundërshtim pati edhe nga familja Petroviq. FaktePlus sjell pamje nja vendi i ngjarjes.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë ka nisur procesin e sekuestrimit të 42 mijë litrave pije alkoolike pa autorizim që janë zbuluar në një dyqan në Hoçë të Madhe të Rahovecit.
E konfiskimi i këtyre pijeve, i ka revoltuar serbët të cilët jetojnë në këtë provincë. Ata në mbrojtje të pijeve, po mundohen t’i rezistojnë edhe policisë së Kosovës.
Nga fotografitë e siguruara nga FaktePlus shihet një numër i madh i protestuesve të cilët janë rrethuar nga policia.
Petkoviq bëhet qesharak: Kurti na ka vjedhur venën, 40 mijë litra (fakteplus.net)
Ndërkaq një reagim lidhur me konfiskimin e verës, e ka bërë gjatë ditës së djeshme edhe Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç duke ia lënë fajin kryeministrit të vendit Albin Kurti.
“Sulmi i ri i (Albin) Kurtit ndaj serbëve në jug të Ibrit. Ai dërgoi policinë e tij në qendër të Hoçës së Madhe për të konfiskuar 40.000 litra verë nga një nga vreshtat më të vjetra të Petroviqit”.
Nga Dogana e Kosovës kanë thënë se gjatë procesit të tërheqjes kanë hasur në rezistencë.
“Procesi i tërheqjes është duke vazhduar kemi pasur rezistecë, por, nuk ka ndikuar në procesin e tërheqjes”, ka thënë Adriatik Stavileci, Zëdhënës i Doganës.
Në këtë rast është kërkuar edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka deklaruar se është duke vazhduar ky aksion.
“Po është duke vazhdu ai aksion, Dogana ka kërkuar asistim për tërheqjen e disa litrave alkool, edhe ai njoftimi i më hershëm, po vazhdon tërheqjen e materialit. Policia po vazhdon me i asistu doganierët. Vazhdimisht qytetarët mblidhen, por për detaje të tjera do të dalim më komunikatë” ,tha Elezaj.
Ndryshe Dogana dje ka sekuestruar 42 mijë litra pije alkooli, pasi është realizuar një kontroll rutinore tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në këtë fshat.
“Gjatë kontrollit janë hasur produkte të gatshme me përmbajtje alkooli në sasi prej rreth 42 mijë litra. Personi në fjalë ka vepruar krejtësisht në shpërfillje të rregullimit ligjor dhe ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej rreth 38 mijë euro vetëm për pjesën e detyrimeve për stokun e hasur gjatë kontrollit”, ut ha në njoftim.
Po ashtu u theksua se ky aktivitet afarist është i paregjistruar dhe nuk i nënshtrohet as kontrolleve sanitare higjienike, e sipas tyre përbën rrezik edhe për shëndetin e konsumatorit.