Sensacioni i ditës: Tottenham kërkon mesfushorin e Realit për Eriksenin
Tottenham po kërkon mesfushorin e Real Madridit, Isco, në mënyrë që t’i hapë rrugë largimit të danezit Eriksen për në Bernabeu, shkruan Eldesmarque.
Pochettino nuk është i kënaqur me performancën e ekipit të tij, dhe mund t’i lirojë rrugën danezit për në Spanjë.
Ndërkohë edhe Zidane ditë më parë tërthorazi e pranoi që mund të shitet Isco
“Natyrisht, Reali ka lojtarë që mund të shiten. Isco është lojtar i mirë por të presim e të shohim”, tha ai para disa ditësh, transmeton FaktePlus.
Reali po ashtu është në kërkim edhe të mesfushorit të Man.United, Pogba./FaktePlus