Semafori në të kuqen, mërgimtari ndalohet me veturë në zebra
Gjatë muajve të verës, me ardhjen e mërgimtarëve nga vendet e ndryshme të Evropës dhe botës, rrugët e vendit ngarkohen.
E të shumta janë rastet e shkeljeve të rregullave në komunikacioni nga veturat me targa të shteteve të ndryshme.
Së fundmi është edhe rasti i një mërgimtari nga Zvicra i cili tenton të kaloj derisa semafori ishte në të kuqen. Vetura siç shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Agjencia e Lajmeve FaktePlus, ndalet në zebra duke zënë hapësirën të cilën e shfrytëzojnë këmbësorët.
LEXO EDHE: Shikoni veprimin e rrezikshëm të mërgimtarit, nuk respektoi shenjën e trafikut (Video)
Ditë më parë është publikuar dhe një lajm poashtu i një veture me tabela zvicerane, ku vozitësi në fjalë ka bërë një veprim të rrezikshëm duke mos respektuar shenjen e komunikacionit e cila e ndalon kthimin gjysmë rrethorë, apo kalimin në rrugën tjetër.