Selmanaj: Shteti i Kosovës nuk ekziston në 16 fshatra të Gorës
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar urgjentisht nga kryeministri i vendit, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Arsimit dhe ministri i Shëndetësisë, që të shtrijnë sovranitetin edhe në një pjesë të komunës së Dragashit, konkretisht në 16 fshatrat e rajonit të Gorës.
Ai tha se kur ishin në një debat para disa ditësh në komunën e Dragashit, kuptoi se shteti i Kosovës nuk ekziston fare në atë pjesë të 16 fshatrave të Gorës.
“Kuptuam që në një pjesë të Dragashit që janë 16 fshatra, shteti i Kosovës pothuajse nuk ekziston fare. Dhe kjo me nxiti që të bëjë pak hulumtim të shoh çka po ndodh atje, të pyes njerëz, shkova edhe vet. E pash që 16 fshatra të Gorës nuk kanë lidhje me Republikën e Kosovës. Ata atje organizojnë sistem paralel të arsimit, kurrikulat e shkollave të tyre janë të Serbisë, pagat i marrin nga shteti i Kosovës dhe i Serbisë. Sistem paralel shëndetësor, mjeku në rajonin e Gorës, në njërin gjep e ka vulën e Serbisë, në gjepin tjetër vulën e Republikës së Kosovës, varësisht së çfarë pacienti është ai e ka vulën dhe sillet ashtu”, tha Selmanaj në seancën e Kuvendit, transmeton FaktePlus.
Me tutje ai shtoi se sistem paralel është edhe në sistemin e sigurisë.
“Sistem paralel të sigurisë, së fundi Qeveria e Kosovës diku 40 persona i ka lejuar që ata të shitën si roje të pyllit, por njerëzit atje hanë që ata sillen edhe me armë të gjata, që në fakt janë të ngjashëm me rojet e urës që kemi parë në Mitrovicë. Nëse kemi pasur telashe me pjesën veriore, si është e mundur që në një rajon të Kosovës krejt në Jug të mos kemi qasje fare”, theksoi Selmanaj.
Deputeti Selmanaj tha se edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hodza i cili gëzon të mira nga institucionet e Kosovës, porse shkon në zyrën e tij në komunën paralele, komuna e Gorës që e ka përballë komunën e Dragashit.
“Mora informata që ish kryetari i komunës paralele të Gorës ka qenë njëri prej deputetëve të Kosovës, Adem Hodza. Dhe, çka ka prej institucioneve të Kosovës ai, një makinë zyrtare të Qeverisë së Kosovës me tabela 3Z00310, këto i gëzon prej shtetit të Kosovës. Shkon çdo ditë në vizitë kur shkon në zyrën e tij në komunën paralele opshtina Gora, a në fakt komuna e Dragashit është përballë aty. Dhe kjo nuk mund të bëhet pa mbështetjen e liderëve në Prishtinë, nuk mund të bëhet kjo pa mbështetjen e kryetarëve të subjekteve politike gotrane apo boshnjak”, u shpreh Selmanaj.
Deputeti i LDK-së, kërkoi nga kryeministri, ministri i Arsimit, ministri i Shëndetësisë, ministri i Brendshëm, që urgjentisht të shtrijë autoritetin edhe në atë pjesë bazuar në mandatin e tyre që kanë. /FaktePlus