Selimi tregon nëse do ta pranojë LVV-ja vendimin e Kushtetueses për emrin e mandatarit
Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, është deklaruar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë ose jo të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emërimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Lëvizja Vetëvendosje sot ka dërguar në Kushtetuese dekretin e kreut të shtetit për emrin e mandatarit.
Selimi në TV Dukagjini është shprehur optimist se Kushtetuesja do të marrë vendim të drejtë.
“Presim që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim të drejtë e që ky vendim do të jetë në favor tonin”, ka thënë Selimi.
Ndryshe, LDK ka bërë të ditur se ka siguruar numrat për votimin e qeverisë së re, e cila pritet të ndodhë ditën e shtunë.