Selimi: Sërish përballemi – ju shtyni përpara marrëveshjen Thaçi-Vuçiq
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në fjalën e tij më rastin e sniesjes së seancës për rrëzimin e Qeverisë, duke iu drejtuar LDK-së, PDK-së, AAK-së e Nismës, u ka thënë se kurrë Vetëvendosjen s’mund ta mposhtin.
“Ju mund edhe ta shtyni përpara një marrëveshje Thaçi-Vuçiq. Por kurrë s’mund të na mposhtini neve”, tha Selimi mes tjerash.
Ai tha se në kohën kur e gjithë bota po lufton ndaj pandemisë COVID-19, këto parti po luftojnë për pushtet.
Selimi tha se nuk shkon gjatë dhe sërish do të përballen.