Selimi: Ramushi e di që autor i rrenës është Thaçi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Selimi ka “knu” para Gjykatës Speciale, duke aluduar se ai ka qenë një dëshmitar i fshehur në proceset gjyqësore që pritet t’i zhvillojë Gjykata Speciale.
“Ka kohë që nuk po e kuptoj Ramushin. Unë kurrë nuk kam qenë një dëshmitar i fshehur, dhe është marre që një ish-pjesëtar i UÇK-së të jetë i ftuar në këtë cilësi, e aq më tepër të bëhet edhe nga dikush që udhëheq me shtetin. Unë e konsideroj dëshmitarin e fshehur si një burrë të keq, prandaj jam prekur shumë. Mund të konfirmojmë këtu që kurrë nuk jam ftuar nga Gjykata Speciale, kjo është rrenë e madhe”, tha Selimi në T7.
Sipas Selimit, autor i kësaj rrene është presidenti aktual Hashim Thaçi.
“Autor i kësaj rrene të madhe është Hashim Thaçi. E di ku i dhëmbë Hashimit, por nuk e kuptoj ku po i dhëmbë Ramushit”, ka deklaruar tutje Selimi.