Selimi – Qunit: Votoni kundër-mocionin e mosbesimit nëse doni të mos ketë rrëzim të Qeverisë
Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur ofertës së Ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, i cili kërkoi nga Kryeministri Kurti që ta kthejë Agim Veliun dhe të reflektojë lidhur me taksën 100 përqind në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të Qeverisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se në mënyrë që ‘ti hapet rrugë bashkëpunimit të mëtutjeshëm të të dy qeverive, LDK duhet ta votojë kundër mocionin e mosbesimit.
Selimi ka potencuar edhe një herë se Agim Veliu nuk mund të kthehet në pozitë.
“Gjatë pauzës ne ishim duke menduar që të reflektojmë, por para se ti përgjigjemi ne zotëri Quni mori një përgjigje nga Agim Veliu që Quni nuk ka pasur autorizim për diçka të tillë. Para se t’i përgjigjemi ne Qunit në iniciativën e tij u përgjigj Veliu. Nëse doni t’i hapni rrugë vazhdimit të koalicionit, kemi vetëm një shancë jo duke kërkuar që brenda së njëjtës seancë të gjejmë zgjidhje, ta votoni kundër mocionin e mosbesimit”, ka thënë Selimi.