Selimi: Vjosa Osmani votoi kundër mbajtjes së seancës nesër
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që nesër të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër do të votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverise të inicuar nga LDK-ja, me fillim nga ora 11:00.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, tha se kishin kërkuar që mbajtja e kësaj seance të shtyhej për një kohë më të përshtatshme.
“LDK ka zgjedhur ta luftojë qeverinë. Ne kemi zgjedhur ta luftojmë koronavirusin”.
“Në votimin e Mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit kanë qenë katër vota për dhe dy vota kundër, nga gjithsej gjashtë anëtarët e kryesisë. Kryetarja dhe nënkryetarja kanë votuar që kjo seance të mbahet në kushte tjera”.
Selimi theksoi se salla e Kuvendit të Kosovës nuk i përmbush kushtet për mbajtje të seancës në situatën pandemike me koronavirus, gjë që sipas tij u konstatua edhe në mbledhje.
Mocioni i mosbesimit i iniciuar nga LDK-ja ka nënshkrimet e 44 deputetëve, ndërsa pro tij tashmë janë deklaruar zyrtarisht edhe partitë opozitare, PDK, AAK dhe Nisma.