Selimi: AAK duhet të vinte në Kuvend me projekt rezolutë për taksën
Shefi i grupit parlamentar të LV-së, Rexhep Selimi ka deklaruar në seancën e thirrur nga partitë opozitare si shenjë pakënaqësie për paralajmërimin se tarifa do të hiqet, se do të duhej që këto parti të shkonin në Kuvend me një projekt rezolutë për këtë temë.
Selimi ka thënë se partitë që mblodhën nënshkrimet për taksën nuk kanë as qëndrim të njëjtë për këtë temë.
“Seancaës së jashtëzakonshme do ti duhej ti paraprinte një projektë rezolutë nga paraprisrësi i kësaj seance, atë nuk e bënë në fillim dhe nuk po besoj se do e bëjnë edhe në fund, duke marrë parasyshë se përveq diskursit të ndryshëm kundër njëri tjetrit kanë qëndrime të kundërta edhe për taksën”, ka thënë Selimi.
Ai më tej ka thënë se Vetëvendosje nuk e ka ndërruar qëndrimin e saj as kur ishte në opozitë e të njëjtat kërkesa i ka edhe tani.
“Kam pyetje se përse po e kërkon këtë seancë opozita, dhe po pres një përgjigje për këtë së qëndrimin e kujt po e mbajnë sot deputetët e opozitës atë të kryetarit të AAK-së po të kryetarëve të tjerë.
Qëndrimi i VV-së sa i përket taksës është i njëjt me atë që Vetëvendosje e ka pasur kohë më parë, që është marëveshje me reciprocitet të Plotë. Qëndirm të njëjt sikur sot kemi pasur kur e kemi kundërshtuar edhe në Kuvend PDK-në për heqjen e reciprocitetit. Pra të njëjtin qëndrim që e kemi pasur në opozitë të njëjtën e kemi edhe në Pozitë”.
Në fjalimin e tij Selimi ka thënë se AAK mjaftohet vetëm me mosheçjen e taksës por ishin ata që e nënshkruan demarkacionin që ishte në dëm të Kosovës, dhe se votuesit e AAK-së po presin që AAK të jetë më e arsyeshme.
“Reciprocitet do të thotë barazi ndërsa taksa do të thotë cmim. Qëndrimi i AAKsë dihet, ata e duan taksën dhe mjaftohen me kaq, për dallim kur ishte në pozitë kjo parti e votoi demarkacionin më pë pas nuk kundërshtoi kërkesat e ndërkomëtarëve për nënshkrimin e marrëveshjeve në dëm të Kosovës. Ndërsa pas nënshkrimit sot po kërkon që të mbajë taksën që e kanë vendosur gjatë kohës që ishin në qeveri. Serbia po bën zgjedhje diplomatike për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Edhe votuesit tuaj presin të jeni më të arsyeshëm në kërkesat tuaja që po i paraqitni në Kuvendin e Kosovës”, ka përfunduar Selimi.