Selim Selimi, ministri i parë nga Presheva në Qeverinë e Kosovës
Me votimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, Selim Selimi zyrtarisht u caktua në pozitën e ministrit të Drejtësisë.
Selimi i cili i takon subjektit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është nga Presheva dhe bëhet ministri i parë në Kosovë nga Lugina.
Një postim në Facebook i ka kushtuar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu.
“Të gjithë vëmendjën dje me dashje e mori Rakiqi, por askush se përmendi që dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës u votua Ministri i parë nga Presheva shqiptari Selim Selimi. Ka ardhë koha për veprime e jo për fjalë!”.