Sekuenca interesante nga skeqi i ri i ‘Stupcave’
Grupi humoristik ‘Stupcat’ që përbëhet nga Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu, janë mjaft të dashur dhe komik për publikun.
Ata së fundmi kanë sjellë një seri skeqesh, të cilat janë pritur mjaft mirë, shkruan Indeksonline.
‘Stupcat’ po vazhdojnë të sjellin humore të reja për publikun dhe së fundmi ka qenë vetë Vedati i cili në llogarinë e tij në Instagram ka ndarë me fansat sekuenca nga xhirimet e skeqit të ri.
Në humorin e ri të tyre, bëhet fjalë për të drejtat e femrave, ku Vedati dhe Osmani paraqiten në rolin e femrave.
Kujtojmë që Stupcat, ndër vite kanë argëtuar publikun me projektet e tyre.