Sejdiu: Në procesin ndaj Vjosa Osmanit, LDK nuk më ftoi për votim
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së.
Sejdiu ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit nuk i bënë nder LDK-së.
“Kjo në një formë apo tjetër hap derën e “shkopit” për secilin që ka mendime të ndryshme për çështje të caktuara”, tha ai.
Ai thotë se ka tema që megjithatë zonja Osmani të kishte qasje të caktuara.
“Edhe nënkryetari tjetër [Lutfi Haziri] ka pasur qëndrime të caktuara për ndryshimin e kufijve”.
Sejdiu thotë se pavarësisht se është anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm nuk është ftuar për të votuar në rastin e përjashtimit të Vjosa Osmanit.
“Ndoshta e kanë ditur qëndrimin tim për atë çështje dhe nuk jam ftuar në proces”.
Ish-kryetari i LDK-së thotë se vota e tij është llogaritur në mesin e personave që nuk i janë përgjigjur votimit pavarësisht se thotë që nuk është ftuar për votim.