Së shpejti rikthehet furnizimi me energji elektrike në Bregun e Diellit
KEDS ka njoftuar se së shpejti do të rikthehet energjia elektrike për banorët e një pjese të Bregut të Diellit, që u ndëpre për shkak të një defekti me linjën nëntokësore.
Gjithashtu, KEDS njofton se në lagjen e Muhaxherëve është rikthyer furnizimi me energji elektrike.
Njoftimi i plotë:
Së shpejti rikthehet furnizimi me energji edhe për banorët e një pjese të Bregut të Diellit, të cilët u afektuan nga defekti i ndodhur në linjën nëntokësore e cila furnizon atë zonë.
Ekipet janë duke realizuar fazën e fundit të punimit të kabllos.
Furnizimi me energji tashmë është rikthyer për banorët e lagjes së Muhaxherëve.