Së paku një civil dhe një sulmues janë konfirmuar të vdekur në Vjenë
Qyteti i Vjenës u trondit nga sulmi terrorist që ndodhi vetëm disa orë më parë në gjashtë lokacione të ndryshme.
Sulmi terrorist ndodhi në orët e mbrëmjes, vetëm një ditë para se të hynin në fuqi vendimet për bllokim nga COVID-19 në Austri.
Autoritetet austriake kanë konfirmuar që së paku një civil dhe një sulmues kanë vdekur deri tani nga sulmi i ndodhur në Vjenë.
Ndërkohë, dhjetëra të plagosur janë duke marrë trajtim intensiv mjekësor në spitalin e qytetit.