Së paku 16 të vdekur nga vërshimet në Ugandë
Të paktën 16 persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut në Ugandë të Afrikës. Lajmin e bëri të ditur Kryqi i Kuq i këtij shteti.
Shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga vërshimet dhe disa rrugë janë bllokuar për qarkullim.
Një pjesë e madhe e Afrikës Lindore është përfshirë nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në javët e fundit. Qindra persona kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen.
Meteorologët kanë thënë se ky mot është shkaktuar nga një fenomen i rrallë në Oqeanin Indian.
Our Response action team in Bundibugyo is up and running. So far 16 bodies retrieved.
We are doing dead body management to ensure dignity of those claimed by the tragedy. Thanks to our volunteers (RCATs) in action. @opmdpm @IFRCAfrica @IFRC_DREF @robert_kwesiga @inakasiita1 pic.twitter.com/0NDPIVCqwo— Uganda Red Cross Soc (@UgandaRedCross) December 8, 2019
Javën e kaluar, disa persona vdiqën nga rrëshqitjet e dheut që u shkaktuan nga reshjet e mëdha të shiut në pjesën lindore të Ugandës.
Në anën tjetër, në Somali, autoritetet po përpiqen t’i vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga stuhia tropikale “Pawan”, e cila solli erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha të shiut.
Sipas meteorologëve, në tetor dhe nëntor rajoni ka pasur 300 për qind më shumë reshje shiu sesa mesatarja e zakonshme gjatë viteve të kaluara, shkruan “BBC”