Sami Lushtaku tashmë në Holandë, nesër intervistohet në Gjykatën e Hagës
Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku tashmë ka arritur në Holandë, ndërsa nesër pritet të intervistohet nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Arritjen e Lushtakut në territorin holandez e ka bërë të ditur deputeti i Nismës Milaim Zeka, i cili po e shoqëron ish- kryetarin e Skenderajt në udhëtim për Hagë, bashkë më të birin e këtij të fundit, deputetin Mergim Lushtaku.
“Sa arritëm në Holandë me gjeneralin Lushtaku. Bashkë me gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputetin Mërgim Lushtaku, kemi arritur në Holandë. Pas pak pritet takimi me avokatin britanez, i cili ka qenë prokuror kundër Millosheviçit në Tribunalin e Hagës”, ka shkruar Zeka në rrejtin social Facebook.
Tutje, deputeti Zeka rikujton se Lushtaku do të intervistohet nesër në ora 10:00 Prokurorët e Dhomave të Specializuara.
Ndërkohë, ai bën të ditur se po në Hagë po vazhdon marrja në pyetje e ish-komandantit nga Zona Operative e Llapit, Rrustem Mustafa i njohur gjatë luftës me emrin Remi.
Kujtojmë se ftesat për të shkuar në Gjykatë Speciale në Hagë kanë ardhur pas pretendimeve në Raportin e Dick Martyt, i cili kishte përfshirë ish- udhëheqësit e UÇK-së në krime lufte./FaktePlus