Sali Berisha: Të hënën kthehem në parlament, Lul “kimiku” kryetari i Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka deklaruar në Radarin Informativ në ABC se ditën e hënë do të shkojë në parlament.
Ai tha se krahas aksionit të tyre do bëjnë çfarë është e mundur që të mos lënë pas dore aktivitetin parlamentar duke theksuar se do të vazhdojnë të ulen në vendet e tyre.
“Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak sit ë më veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar.
Vendimet e lul kimikut janë inekzistente. Ne i kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre. Është çështje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në parlament do te jetë një zë I fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona”, tha Berisha.