Salah shpallet lojtari më i mirë i muajit në Premierligë
Salah ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premierligë.Sulmuesi i Liverpoolit ka pasur një performancë fantastike në këtë muaj sidomos në ndeshjen derbi ndaj Manchester United në të cilën ai shënoi hat-trick në fitoren bindëse të Liverpoolit në Old Trafford me rezultat 0-5.
.Egjiptiani është golashënuesi më i mirë në Premierligë me 10 gola dhe 7 asistime në këtë sezon.
Liverpool pozicionohet në vendin e 4’të në tabelë me 22 pikë të grumbulluara.