Salah realizon golin e vitit në Premier Ligë (Video)
Liverpooli ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Chelsea në ndeshjen që po zhvillohet në “Anfield”. Ishte Sadio Mane ai që zhbllokoi rezultatin dhe shënoi për 1-0 me të filluar pjesa e dytë.
Mane shënoi me kokë pas harkimit të bukur nga ana e kapitenit, Jordan Henderson në minutën e 51’.
Dy minuta më vonë, në atë të 53’, Mohamed Salah shënoi një gol të çmendur, ndoshta më të mirin deri më tani në Premierligë, për rezultatin 2-0.