Sa teste po bëhen në laboratorët private dhe a po përfshihen në raportin e IKSHPK-së
Ka shkuar në 539 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë raportuar edhe gjashtë raste të vdekjes, ndërsa janë regjistruar edhe 112 raste të reja pozitive, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 mijë e 713. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 3251.
Në Kosovë ende duke rezultuar numër i lartë i të infektuarve me koronavirus.
Kosovës të mërkurën i janë shtuar 112 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 488 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar gjashtë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 539, shkruan FaktePlus.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 131 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,251.
Teste PCR po kryhen edhe në laboratorët privatë ku këta të fundit po raportojnë për të dhënat e tyre 24 orësh në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës.
Këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë për Agjencinë e Lajmeve Fakteplus. Nga kjo ministri kanë thënë se në raportet ditorë të IKSHPK-së përfshihen edhe testet e kryera në laboratorët private.
“ Po, në raportet ditore të IKSHPK-së përfshihen edhe testet me PCR të kryera në një laborator privat. ISHP private dërgojnë në IKSHPK raporte të kumuluara për testimet serologjike në sektorin privat, ndërsa institucioni që kryen teste molekulare( me PCR) raporton në baza ditore, me që të njëjtat duhet të përfshihen në raportin ditor në ora 15:00 çdo ditë nga IKSHPK”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Por sa teste PCR po kryejnë laboratorët privatë në ditë. Nga ministria kanë treguar se në kudër të testimeve PCR, sektori privat po bënë teste deri në 55 sosh, ndërsa teste serologjike po kryhen më shumë.
“ Teste PCR kryhen rreth 50-55, ndërsa teste serologjike shumë më tepër, por ato shfrytëzohen nga IKSHPK për raporte e analiza të ndryshme, dhe nuk janë për diagnoze të Covid-19, siç janë testet PCR. Raporti ditor i IKSHPK-së që u ndahet mediave çdo ditë është raport që tregon sa raste të reja janë zbuluar nga të gjitha testimet me PCR në publik dhe privat”, thuhet në përgjigjet e MSH-së.
Ndryshe prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,713 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes./FaktePlus