Sa të shëndetshme janë pjeshkat
Nëse ka një pemë që nuk duhet të mendoheni dy herë për ta ngrënë, ajo është pjeshka. Të buta ose të forta, me “qime” ose jo, nuk ka rëndësi
Pjeshkat e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.
Një pjeshkë e madhësisë mesatare (me lëvore) mbulon pesë deri në dhjetë për qind të nevojave të trupit për fibra te të rriturit, transmeton Zëri
Nëse hani pjeshkë rregullisht do të rregulloni sulmet e urisë, do të mundësoni zbrazjen e rregullt të zorrëve, do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2./FaktePlus