Sa persona në Kosovë sot i morrën 170, 130 dhe 100 eurove –Tregon kryeministri
Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se është duke vazhduar zbatimi i masave për ndihmë të bizneseve dhe punëtorëve.
Derisa në mëngjesin e sotëm ministrja e Financave tregoi se sa personave në Kosovë iu bënë pagesat, megjithatë nuk mbeti nuk mbeti pa reaguar edhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti.
Ai ka treguar se pagesat nga pako fiskale u bë për 10 mijë e 668 qytetarë.
E për çka Hoti tha se ai ndihet i lumtur meqë kjo ndodhi brenda dy javësh të punës intensive të qeverisë me të cilën ai udhëheq.
Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejte 10668 qytetarë
➡️Nga 170 euro për paga mujore
➡️Nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve
➡️Nga 130 euro punëtorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë
➡️Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj
➡️Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve.
Lajm i mirë: Qeveria fillon pagesat për disa kategori – ja kush përfiton