Sa para mesatarisht mund të merrni nëse Trusti lejon tërheqjen e 10 përqindshit?
Ministra nga Qeveria aktuale nën drejtimin e Avdullah Hotit deklaruan ditë më parë se janë duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që t’u lejohet qytetarëve një tërheqje deri në 10% e kursimeve, në mënyrë që të kalohet sa më lehtë kriza e ka shkaktuar nga pandemia.
Ky propozim ka ardhur në shprehje pasi mendohet se sado pak kështu do të ndihmohen qytetarët në këtë kohë krize që po kalojnë për shkak të problemeve që solli përhapja e koronavirusit.
Jeton Demi, zëdhënës i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka thënë se dje janë zhvilluar disa takime ku është shqyrtuar propozimi që kontributdhënësit të mund t’i tërheqin 10 përqind të mjeteve të tyre gjatë periudhës së panemdisë e të cilat do të rimbursoheshin më vonë.
“Duhet të priten edhe palët e tjera të interesit. Bilanci mesatar është relativisht i ulët rreth pesë mijë euro. Një pjesë e madhe kanë edhe një mijë euro e 100 euro. Vlerësimi fillestar është se mund të mos i shërbej më së miri idesë”, ka thënë Demi.
Ai ka treguar se pasi të miratohet do ta shihet se kush dhe sa mund të tërheqë.
“Kjo çështje duhet të kalojë në disa hallka para se të shkojë në Kuvend të Kosovës. Pasi të miratohet do ta shohim se kush dhe sa mund të tërheqë”.
Kush dhe si mund të tërheq 10% të parave, Trusti e dha sot sqarimin e fundit
Kurse qytetarët me pak punë, mund ta shikojnë online se sa para u janë grumbulluar në Trust si kontributdhënës.
Mjafton që të regjistroheni në sajtin e këtij institucioni, t’i jepni të dhënat e kërkuara dhe brenda 24-orësh, do t’ju jepet qasja në llogarinë tuaj të kursimeve.
Klikoni në këtë link ( https://online.trusti.org/ ) sapo të hapet faqja, klikoni tek kolona “Dua të regjistrohem për llogari në eTrust” dhe pastaj jepni të dhënat e kërkuara, si dhe ngarkoni një kopje të letërnjoftimit, e fotografuar në të dy anët.
Pasi ta keni kryer këtë procedurë, dhe të shtypni në fund butonin “Dërgo”, Trusti ua dërgon një email, në të cilin ndodhet një link ku duhet të klikoni.
Pas kësaj, brenda 24- orësh Trusti do t’ju jap qasje në llogari përmes një njoftimi përmes e-mailit dhe mandej mund të shihni sa para ju janë grumbulluar dhe sa para mudn të tërhiqni nëse vendoset nga institucionet./FaktePlus