Sa para kanë shpenzuar kosovarët në naftë dhe benzinë
Qytetarët e Kosovës duket se kurrë nuk i ndalin veturat e tyre. Në bazë të disa statistikave qytetarët kanë shpenzuar për 7 muaj të vitit të kaluar mbi 413 milionë litra derivate. Nëse llogaritet një litër derivate me 1.20 cent, i bije që kanë shpenzuar mbi 500 milionë euro.
Valon Prestreshi, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, në një postim në Facebook ka treguar se prej 1 Qershorit 2018 deri me 24 dhjetor 2018, qytetarët e Kosovës kanë konsumuar: Naftë – 364,580,640.18 milionë litra dhe benzinë – 48,925,825.94 milionë litra.
“Fakte interesante, Prej 1 Qershorit 2018 deri me 24 dhjetor 2018, qytetaret e Kosovës kanë konsumuar: Naftë – 364,580,640.18 Milion litra Benzinë – 48,925,825.94 Milion Litra Vajra, Mazut dhe Kerozin – 20,502,750.39 Milionë Litra
Total 413,506,466.12 Milion litra Derivate”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./FaktePlus