Sa paguhet një ushtar amerikan?
Ushtria e Shteteve të Bashkurara të Amerikës (SHBA) ka për mision që të sigurojë paqen e gjithë rajonit.
Secili ushtar që rekrutohet aty duhet të kryejë detyren e tij me përkushtim të plotë, edhe nëse kjo nënkupton të vendos vetë jetën e tij në rrezik.
Por a e keni menduar ndonjëherë se sa paguhet një ushtar i Ushtrisë Amerikane?
Pagat e tyre janë në varësi të detyrës që kryejnë, mirëpo që janë mjaftë të mira.
Të gjithë ushtarët në detyrë aktive marrin një pagë bazike. Ata që kanë përvojë më pak se dy vjet marrin një pagë vjetore prej 19.660 dollarësh, ndërsa pagesa është më e ulët në katër muajt e parë të shërrbimit.
Sidoqoftë, në bazë të detyres që kryejnë në ushtri, ata fitojnë edhe bonuse të cilat shkojnë nga 5.000 deri në 12.000 dollarë.
Kryerja e punëve më të veçanta
Të gjithë ushtarët që kryejnë punë më të rënda dhe kanë detyrë me rrezik, kanë të drejtë pagese mujore shtesë, duke filluar nga 75 deri në 450 dollarë.
A jeni të aftë në gjuhë të huaj? Në këtë rast ushtria do t’iu paguaj bonus prej 6.000 dollarësh në vit, sidomos për gjuhët që konsiderohen më kritike për ushtrinë.
Eksperienca
Kur ushtarët kalojnë në grada më të larta dhe fitojnë më shumë vite përvojë, ata marrin edhe pagë më të lartë.
Paga për E1 Private fillon prej 19.960 dollarësh, dhe mbetet e njëjtë për 6 vjet. Kalimi në E2 nënkupton edhe rritjen e pagesës, deri në 22.035 dollarë, E3 23.173 dollarë, E4 dhe E5 26.122 dollarë dhe paga më e lartë, që është e një rreshteri të stafit E6, e cila është plot 30.557 dollarë.