Sa ndihmon përdorimi i boronicës në shëndetin tuaj
Kur është fjala për mbrojtje të trurit nuk ka asgjë që mund ta bëjë më mirë efektin se boronica.
Studimet e shumta kanë vërtetuar se boronica ndihmon në përmirësimin e të parit, pastrimin e arterieve, forcimin e enëve të gjakut, shtimin e kujtesës, ndalimin e infeksioneve të kanaleve urinare, në ruajtjen e kujtesës dhe forcës fizike, si dhe në kontrollin e peshës trupore. Kur është fjala për mbrojtje të trurit nuk ka asgjë që mund ta bëjë më mirë efektin se boronica.
Boronica është njëri nga burimet më të mira të antioksiduesve, substanca të cilat mund të ngadalësojnë procesin e plakjes dhe zvogëlojnë dëmin qelizor që mund të çojnë drejt kancerit. Boronica është e pasur me vitaminën C, pastaj është burim i shkëlqyeshëm i sheqerit, proteinave dhe materieve minerale si kalium, natrium, mangan, krom, hekur e bakër.