Sa lojë kishte Chelsea pa humbje në të gjitha garat
Chelsea në të gjitha garat kishte 18 lojë pa humbje duke përfshirë takimet në Premier League, Europa League dhe ato për Kupa në Angli.
Sonte djelmoshat e Sarrit nuk ishin as për se afërmi në krahasim me ndeshjet e zhvilluara deri në takimin e sotëm kundër Tottenham.
Hotspur jo vetëm që i shkatërroi me rezultat por edhe me posedim të topit ishin dukshëm më të mirë se Chelsea.
Me këtë humbje skuadra e kaltër mbetet mbrapa liderit Manchester City me 7 pikë, në vendin e katërtë dhe vështirë të konsiderohet e denjë për titull këtë sezon.
Tottenham fitoi bindshëm me rezultat prej 3 me 1, kurse golat për vendasit i shënuan Dele Alli 8’, Harry Kane 16’ dhe Son Heung-min 54’.
Golin e vetëm për Chelsean e shënoi Olivier Giroud në të 85’./FaktePlus