Sa kushton larja e një aeroplani dhe sa herë në vit lahen ata?
Në varësi të madhësisë së aeroplanit dhe lëvizjeve të tij, një aeroplan i madh lahet një herë në 6 ose 8 javë.
Kjo gjithsesi varet nga politikat e kompanisë dhe nuk është obligative.
Larja e një aeroplani të madh mund të zgjas deri në 8 orë dhe për larjen e tij përdorën detergjent special si dhe brusha të mëdha të ndërtuara për të larë aeroplanët.
Kompanitë nuk tregojnë së sa paguajnë për larjen e një aeroplani, por duke parë disa çmimore online, çmimi për larjen e jashtme të një aeroplani të madh me dy motorë është rreth 600 dollarë, polirimi 2,500 dollarë si dhe pastrimi i brendësisë rreth 350 dollarë amerikan.