Rusia rekord të infeksioneve dhe vdekjeve ditore nga COVID- 19
Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.
Rusia ka raportuar 29,935 raste të reja të koronavirusit dhe 635 vdekje në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të botuara nga grupi i punës koronavirus i vendit të enjten, raporton Cnn.
Kjo është rritja më e lartë ditore në vend që nga fillimi i pandemisë Covid-19.
Që nga 24 dhjetori, Rusia ka raportuar gjithsej 2,963,688 raste me të paktën 53,096 viktima.