Rusia i shqipton gjobë rekorde kompanisë Google
Një gjykatë në Moskë e ka dënuar kompaninë amerikane, “Google”, me një gjobë të pashembullt prej gati 100 milionë dollarësh, në kohën kur Rusia po e shton trysninë ndaj gjigantëve të huajt të teknologjisë.
Rusia u ka shqiptuar disa gjoba platformave më të mëdha të internetit në botë, duke i akuzuar ato për mungesë të kontrollimit dhe ndryshimit të përmbajtjes në mënyrën e duhur dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit.
Megjithatë, der më tani, gjobat ndaj kompanive si Meta, Twitter dhe Google kanë qenë me dhjetëra miliona rubla, jo miliarda. Sidoqoftë, Google u dënua të premten me një shifër rekorde prej 7.2 miliardë rubla (rreth 98 milionë dollarë) për dështim të vazhdueshëm në fshirjen e përmbajtjeve të ndaluara.
Përmbajtja e ndaluar nuk u specifikua, por Rusia rregullisht merr masa ligjore për moslargimin e përmbajtjeve që i cilëson të paligjshme, si materialet pornografike ose postimet që lidhen me drogën e vetëvrasjen, shkruan France24.
Në një përgjigje për agjencinë AFP, kompania amerikane tha: “Do t’i hulumtojmë dokumentet e gjykatës dhe pastaj do të vendosim për hapat e ardhshëm.”