Rusia e kalon Kinën me numrin e rasteve me koronavirus
Rusia e ka kaluar Kinën për nga numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus, pasi shifra zyrtare ka arritur mbi 87,000.
Në ndërkohë është rritur presioni mbi qeverinë që të konsiderojë lehtësimin e masave për mbylljen e bizneseve në mënyrë që të ndihmohet ekonomia e tronditur.
Rusia, vendi më i madh në botë për nga territori, ka qenë në mbyllje totale prej kur presidenti Vladimir Putin njoftoi mbylljen e shumicës së hapësirave publike më 25 mars.
Këto masa janë në fuqi deri më 30 prill, derisa presidenti rus nuk ka njoftuar akoma nëse planifikon t’i zgjasë ato apo jo.
Më herët, kryeministri Mikhail Mishushin ka kërkuar nga qeveria që deri të enjten të paraqesë propozime për të lehtësuar disa nga kufizimet për bizneset. Shumë biznese kanë paralajmëruar se rrezikojnë të falimentojnë nëse bllokada vazhdon, ndërkohë që mijëra vende pune janë shuar.