Rusi, arrestohen mbi 2,700 vetë në protestat kundër burgosjes së Navalny
Policia ruse i ka arrestuar më shumë se 2,700 persona në protestat që po zhvillohen kundër burgosjes së kritikt të Kremlinit, Alexei Navalny.
Ky është vikendi i dytë me protesta mbarëkombëtare që po cilësohet si fushatë opozitare për të liruar kundështarin më të shquar të presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan Reuters.
Opozitari Navalny është arrestuar më 17 janar të këtij viti, pasi është kthyer në Moskë nga Gjermania ku ka qenë duke u trajtuar si pasojë e një sulmi me agjent nervor gjatë verës së kaluar në Rusi.
Ai e ka akuzuar Putinin për udhërimin e vrasjes së tij, ndërsa Kremlini po e mohon një gjë të tillë.