Rusët sot do të votojnë për zgjedhjet e përgjithshme
Këtë të diel, rusët do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të sjellin pak ndryshime.
14 parti kanë bërë të ditur kandidatët e tyre për ulëset në Dumën e Shtetit.
Por, vetëm katër prej tyre kanë gjasa që ta kalojnë pragun, pasi shumicën e votave pritet t’i marrë partia e presidentit aktual, Vladimir Putin.
Partitë opozitare kanë thënë që do të ketë vjedhje të votave njëjtë si në zgjedhjet e kaluara.
Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë nuk dërgoi vëzhgues këtë vit, duke përmendur kufizimet e tepruara nga Rusia.
Zgjedhjet në Rusi po mbahen pas një viti me protesta nga qytetarë që i kanë dalë në mbështetje kundërshtarit më të madh të Putinit, Alexei Navalny, shkruan Euronews.