Rukiqi tregon se çfarë e pret ekonominë e Kosovës në qeverisjen e ardhshme
Partitë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që së shpejti të marrin mandatin qeverisës për të drejtuar vendin.
Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të 6 tetorit, këto dy parti po vazhdojnë takimet për të hartuar programin qeverisës.
E nëse realizohen premtimet e liderit të VV-së, Albin Kurtit, i cili me gjasë do të jetë shef i qeverisë, atëherë Kosova do të ketë ndryshime në sektorin ekonomik dhe për herë të parë pritet të bëhet me një Bankë Zhvillimore.
Në pritje të Qeverisë së ardhshme, njohësit e çështjeve ekonomike kanë nisur të japin sugjerimet e tyre për prioritetet që duhet t’i ketë qeveria.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus ka folur për pasojat që mund të ketë vonimi i krijimit të institucioneve dhe mos funksionalizimi i Kuvendit.
Ai gjithashtu pati edhe disa rekomandime, ndërsa sqaroi se a do të barten problemet që i përkisnin qeverisë së kaluar edhe në qeverinë e ardhshme./FaktePlus